Georegievski: Do të bëjmë koalicion me OBRM-PDUKM-në nëse na japin pozitën e kryeministrit

Maqedonia

Georegievski: Do të bëjmë koalicion me OBRM-PDUKM-në nëse na japin pozitën e kryeministrit

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 18:00
Ljubço Georgievski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, njiherit kryetar i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski i ka akuzuar Lidhjen Demokratike dhe FRODEM-in për dështim të bisedimeve për një bllok të përbashkët për zgjedhjet e radhës të 11 dhjetorit.

Sipas tij, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi qëllimisht i ka ”minuar” bisedimet, duke deklaruar se ”kanë shpërthyer kungujt”, përderisa bisedimet kanë qenë duke vazhduar. Ai bëri të ditur se nuk ka kërkuar që të nënshkruhen deklarata për moskoalicionim me OBRM-PDUKM-në.

Georgievski ka deklaruar se në mbledhjen e komitetit qendror do t’i shqyrtojnë mundësitë e aktivizimit të bisedimeve për një bllok të djathtë, që sipas të gjitha gjasave do të përbëhej nga OBRM-Popullore, Të bashkuar për Maqedoni dhe nga Dinjiteti.

Megjithatë, ish-kryeministri, dhe kryetar i tanishëm i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski lë të kuptohet se ka gjasa që të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, kryetar i së cilës ishte dikur.

”Hipotetikisht, nëse në këto zgjedhje fitojmë 15 deputetë dhe OBRM-PDUKM-ja na ofron që me ndihmën e tyre të formojmë një qeveri pakice, atëherë do të kishim pranuar”, ka deklaruar Georgievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat