Hulumtim për gjendjen e ushqimit me tepricë në Maqedoni

Maqedonia

Hulumtim për gjendjen e ushqimit me tepricë në Maqedoni

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 08:34
Ilustrim

Rezultatet e hulumtimit mbi situatën e ushqimit të hedhur nga objektet e prodhimit, tregjet, zinxhirët e shpërndarjes – subjektet dhe objektet hotelierike në Republikën e Maqedonisë sot do të paraqesë shoqata “Banka për Ushqim” në Maqedoni.

Qëllimi është që të tregojnë nevojën për ushqim të tepërt që të mos hidhet dhe të dhurohet për organizatat bamirëse, ose të arrijë te të uriturit dhe të varfërit.

Hulumtimi është kryer në kuadër të projektit “Ushqim për të uriturit, dhe jo deponisë” është mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas, që e zbatojnë NIRAC, MCMC dhe SIPU.

Projekti ka për qëllim inkurajimin e të gjithë shoqërisë për menaxhimin e qëndrueshëm të ushqimit, reduktimin e mbeturinave të ushqimit, eventualisht dhurimi i ushqimit me tepricë, dhe nevojën për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e zvogëlimit të varfërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat