Brukseli kërkon mbështetje të plotë për Prokurorinë Speciale

Maqedonia

Brukseli kërkon mbështetje të plotë për Prokurorinë Speciale

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 18:52
Ilustrim

Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me obstruksionet që Institucionet shtetërore po i bëjnë Prokurorisë Speciale Publike, posaçërisht DSK-ja.

Zëdhënësja e komisionarit për zgjerim Johanes Han, Maja Kocijançiq përsëriti qëndrimin se, Prokuroria Speciale është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes politike.

BE-ja inkurajon të gjitha trupat e vendit të veprojnë në përputhje me këto angazhime të qarta dhe në respekt të plotë të pozicionit ligjor të PSP-së. Kocijançiq tha se BE-ja nënvizon rëndësinë e të dy përgjegjësive ligjore dhe politike për bërjen dhe përmbajtjen e përgjimeve.

Adresohet edhe sundimi i plotë i ligjit si çelësi kryesor për të kthyer vendin përsëri në rrugën euro-atlantike, si dhe për të rifituar besimin e qytetarëve, porosisin nga Bashkimi Evropian.

E pyetur nëse në Raportin e Progresit do të ketë ndonjë pikë të veçantë që do të fliste për këto pengesa, Kocijanciq është përgjigjur shkurt duke thënë:

“Raporti i progresit do të publikohet së shpejti, nuk mund të komentoj asgjë para publikimit”.

Për pengesat e punës së PSP-së ditë më parë reaguan edhe nga ambasada amerikane në Shkup. Nga atje kërkuan që Prokurorisë Speciale ti mundësohet të kryejë hetime të thella dhe të pavarura, të çliruara nga vonesat apo pengesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat