25 nxënësit më të mirë nga Maqedonia do të vizitojnë qytetin e Londrës

Maqedonia

25 nxënësit më të mirë nga Maqedonia do të vizitojnë qytetin e Londrës

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 13:53
Ilustrim

Në fillim të dhjetorit, 25 nxënësit më të mirë të shkollave fillore nga Komuna e Aerodromit do të vizitojnë Komunën e Wandsworth, në Londër.

Këtë sot në një konferencë për shtyp e paralajmëruan kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, ambasadori i Britanisë së Madhe, Charless Garrett dhe zv.ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

Ambasadori i Britanisë, thotë se kjo iniciativë është shumë e rëndësishme, e cila do të forcojë marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Britanisë.

Kryetari i Komunës, Konevski, deklaroi se bashkëpunimi mes komunës Aerodrom dhe Wandsworth do të vazhdojë edhe më tej, dhe kjo do t’u ndihmojë nxënësve që të marrin një përvojë të madhe.

Vitin e kaluar në korrik komuna e Aerodromit dërgoi grupin e parë prej nxënësve më të mirë në Londër, kurse këtë vit një grup nxënësish nga Londra realizuan takimin kthyes në komunën e Aerodromit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat