Gruevski në Londër: Krahas krizës politike, Maqedonia arriti rezultate ekonomike për të cilën dëshmoi ‘Doing Business’

Maqedonia

Gruevski në Londër: Krahas krizës politike, Maqedonia arriti rezultate ekonomike për të cilën dëshmoi ‘Doing Business’

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 17:33
Pamje nga takimi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski bashkë me delegacionin partiak, në përbërje të së cilit janë anëtari i komitetit ekzekutiv Nikolla Poposki dhe deputetët Aleksandar Nikolloski dhe Vlladimir Gjorçev, sot në Londër u takua me Patrick Meckloglin, kryetar i Partisë konservative e cila është në pushtet dhe është partia më e madhe në Britaninë e Madhe dhe me nënkryetarin e partisë, Marck Fild.

“Gruevski theksoi se shteti është i fokusuar nga përforcimi i ekonomisë dhe ngritja e standardit të qytetarëve që është e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë. Në këtë plan Britania e Madhe është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe ekzistojnë potenciale të mëdha të cilat duhet të shfrytëzohen dhe do të kontribuojnë për intensifikimin shtesë të relacioneve të ndërsjella ekonomike”, theksoi Gruevski.

Ai ka theksuar se edhe krahas ndikimit të dëmshëm të krizës politike, shteti arriti të arrijë rezultate ekonomike pozitive për të cilën dëshmoi, ka theksuar edhe raporti i fundit ti Bankës Botërore “Doing Business”, ku Maqedonia është në pozitën e 10-të në botë dhe e pesta në Evropë për klimë të mirë të biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat