Keqpërdorim i së drejtës sociale për qëllime zgjedhore

Maqedonia

Keqpërdorim i së drejtës sociale për qëllime zgjedhore

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 12:40
Ilustrim

Organizata joqeveritare nga “CIVIL” - Qenda për Liri është duke e zbatuar pilot-projektin “Premtimet dhe keqpërdorimet”, i cili do të merret me keqpërdorimin e së drejtës sociale për qëllime politike dhe qëllime zgjedhore.

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë vetëdijen e publikut për abuzim të temave sociale në kontekstin e zgjedhjeve dhe për të parandaluar praktikat manipuluese të qendrave të fuqishme politike. Ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me fondacionin Heinrich Boll – zyra në Sarajevë.

CIVIL do të organizojë një konferencë për të paraqitur analizë të bazuar në gjetjet e grupit të monitorimit dhe pikëpamjet e të intervistuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat