Takim Sela-Kurti-Ahmeti, diskutohet bashkëpunimi mes LR-PDSH dhe Vetëvendosje

Maqedonia

Takim Sela-Kurti-Ahmeti, diskutohet bashkëpunimi mes LR-PDSH dhe Vetëvendosje

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 18:20
Zijadin Sela

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po zhvillojnë një takim privat me kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela, në një restorant të Shkupit.

Shpend Ahmeti thotë se qëllimi i takimit është rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Ai tha se po diskutohet për fushaten parazgjedhore që do të filloj LR-PDSH dhe se po i japin këshilla për perpilim të listave zgjedhore.

Shpend Ahmeti tha se këto janë takime të rregullta pune, të cilat i zhvillojmë herë në Shkup e herë në Prishtine me LR-PDSH-në, dhe i perkrahim plotesisht në misionin e tyre, meqenëse edhe platforma jonë politike përputhet me parimet e kësaj partie opozitare.

Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat