Ilievski: Nuk kthehem në Maqedoni, do të kërkoj azil

Maqedonia

Ilievski: Nuk kthehem në Maqedoni, do të kërkoj azil

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:05
Ilustrim

Dushko Ilievski, i njohur si Dushko shitësi i qumështit, deklaron për 24Vesti se tash e tetë vjet është nën trysni, torturë dhe gjueti të pushtetit.

Ai deklaron se e kanë arrestuar pa pikë faji dhe se trysnitë e vazhdueshme e kanë detyruar që të largohet nga vendi, bashkë me familjen e tij.

Ilievski thotë se nuk do të kthehet në Maqedoni, por do të kërkojë azil në Gjermani, ose Suedi, apo Amerikë.

Përndryshe, Ilievsi ishte udhëheqës i protestave të bujqve para qumështores SwedMilk, për mospagesën e parave. Para disa vitesh u arrestua, bashkë me të vëllain dhe të atin, dhe u akuzua për kultivim të marihuanës, por që doli të ishte një lloj barnishte që dilte vetëvetiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat