PDSH-ja vizitoi strukturat e saj në Zhelinë, Negotinë e Vrapçisht

Maqedonia

PDSH-ja vizitoi strukturat e saj në Zhelinë, Negotinë e Vrapçisht

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 09:37
Pamje nga takimi

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi, këtë fundjavë qëndruan në komunën e Zhelinës, ku vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë në vendbanimet e kësaj komune. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në shkollën fillore në Llërc të Zhelinës.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se BDI-ja legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i zhytur ata në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm.

PDSH-ja qëndroi edhe në Negotinë e Vrapçisht, ku Thaçi deklaroise “kjo situatë e rëndë do të ndryshoj në momentin kur vullneti politik i shqiptarëve do të shkojë drejt përcaktimi dhe platformës së Partisë Demokratike Shqiptare, që në veti përmban dy shtyllat e saja kryesore – vendimmarrjen me konsensus dhe ndarjen proporcionale të buxhetit të shtetit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat