Ramadani: Bashkimi në favor të opozitës

Maqedonia

Ramadani: Bashkimi në favor të opozitës

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 21:47
Ismet Ramadani

Analistët janë të ndarë me vlersimet e tyre lidhur me paralajmërimet e shumpërfolura për unifikimin e partive jashtë parlamentare në bllokun politik shqiptarë. Albert Hani nuk sheh gjë të keqe edhe nëse nuk ndodh unifikimi i tyre.

Sipas tij mjafton të sfidohet gjendja politike e ndërtuar vite me radhë.

“Duhet të kuptohet edhe nevoja për demokraci dhe liri në vendimarrje dhe në qasje të partive politike si të tilla. Kështu që nuk sho asgjë të keqe edhe nëse nuk ndodh unifikimi mjafton që të sfidohet bipolariteti dhe monotonia shumvjeçare nga e cila dolën shumë nevoja të reja” – tha analisti, Albert Hani.

Nga ana tjetër Ismet Ramadani thotë se unifikimi i partive jashtëparlamentare do të ishte në favorin e tyre, megjithatë ai sugjeron se këta parti nuk duhet të futen në garë me ndjenjën se nuk do të fitohet.

“Tani është e qartë situata, definitivisht partitë shqiptare shkojnë në dy blloqe. Mendoj se nuk duhet hyrë në zgjedhje me parandjenjen se nuk fitohet por duhet të zhillohet  kampanjë e cila elektoratin e pregaditë për të votuar ndryshimet” – u shpreh analisti, Ismet Ramadani.

Krahas përpjekjeve të shumta partite politike jashtparlamentare në bllokun politik shqipztarë nuk arritën të harmonizojnë qëndrimet e tyre për të dalë në zgjedhjet e dhjetorit të bashkuar si një koalicion.

Shumë  ekspertë konsiderojnë  se bashkimi i opozitës jashtparlamentare në një koalicion të vetëm tani më është më pak i mundur, sidomos pas zyrtarizimit të koalicionit mes LRPDSH-së, RDK-së së Vesel Memedit dhe UNITETI-t të Gëzim Ostrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat