Zekiri: Jam Haxhi dhe nuk e fsheh faktin se jam besimtar

Maqedonia

Zekiri: Jam Haxhi dhe nuk e fsheh faktin se jam besimtar

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:26
Muhamed Zekiri

Anëtari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në një intervistë për Radio Evropa e lirë flet për bindjet e tij fetare.

“Kur nuk kanë argumente me të cilat munden t’iu sulmojnë, mediat pro qeveritare kapen në një temë të tillë, duke më akuzuar si radikal.

Të jesh një besimtar është një përfitim, jo ??ndonjë humbje. Unë nuk e fsheh se jam besimtar. Nuk janë besimtari i vetëm, miliona njerëz të cilët i takojnë fesë Islame për çdo vit shkojnë në haxhillëk. Kjo është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe kush ka mundësi e përbush këtë obligim.

Edhe pse sipas këtyre portaleve dhe njerëzve të pushtetit të cilët duan në këtë mënyrë të më godasin, çdo shqiptar dhe mysliman që ka shkuar në haxhillëk është radikal. Pra, nuk është absolutisht një temë që meriton t’i jepet rëndësi dhe nuk e ndjej si një barrë”, është shprehur Zekiri, transmeton agjencia e lajmeve INA. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat