E ngritën në detyrë në parti, drejtori festoi brenda zyrës në spital

Maqedonia

E ngritën në detyrë në parti, drejtori festoi brenda zyrës në spital

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:38
Foto

Drejtori i spitalit të qytetit të Ohrit e ka festuar në zyrë të spitalit ngritjen në detyrë në parti.

Drejtori Ljuben Arnaudov është gëzuar shumë pasi është emëruar si koordinator i OBRM-PDUKM-së në Ohër dhe i ka thirrur të punësuarit tjerë nga kjo parti për të festuar ngritjen e tij në detyrë.

Për këtë gjest ai është kritikuar nga ndjekësit e tij në Facebook, ku edhe e ka publikuar fotografinë. Gjithashtu, drejtori është kritikuar edhe nga këshilltarët komunal në Ohër duke kërkuar që drejtori të kërkojë falje publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat