SHBA-BE: Të mos pengohet puna e PSP-së, institucionet dhe partitë politike të bashkëpunojnë

Maqedonia

SHBA-BE: Të mos pengohet puna e PSP-së, institucionet dhe partitë politike të bashkëpunojnë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:30
Ilustrim

Ambasada e BE-së në Shkup i thërret të gjithë palët që të përmbahen në marrëveshjen e arritur në Përzhino dhe të mos i bëjnë obstruksione punës së Prokurorisë Speciale Publike.

Kështu u përgjigjën nga ambasada e BE-së, në pyetjet e agjencisë së lajmeve META, në lidhje me pengesat që PSP-ja i ka nga DSK-ja, Mitko Çavkovi, drejtori i tanishëm i DSK-së dhe nga zv. ministri plotësues, Oliver Andonov.

Edhe nga ambasada e SHBA-ve porositin që PSP-së t’i lejohet t’i kryej hetimet, pa pengesa, ndëerkaq deklarojnë se institucionet shtetërore dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në këtë drejtim, pasi që vërtetimi i përgjegjësisë për përgjimet është një nga hapat e daljes së vendit nga kriza e tanishme politike.

Përndryshe, në 24 orët e fundit, PSP-ja ka patur një ”betejë të ashpër” me DSK-në për çështje hetimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat