Janeva me ekipin "shkund" DSK-në, kërkohen provat për përgjimet

Maqedonia

Janeva me ekipin "shkund" DSK-në, kërkohen provat për përgjimet

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:32
Katica Janeve

Prokurorja speciale publike e Maqedonisë Katica Janeve në këto momente ndodhet ne Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ku po kryen kontrolle në kuadër të hetimeve para-hetimore lidhur me përgjimet.

Janeva në DSK po shoqërohet nga disa prokurorë të ekipit të saj. Jozyrtarisht mësohet se hetimet në DSK kanë të bëjnë me zbardhjen e përgjimeve, kush i ka porositur të njëjtat dhe si është realizuar, raporton televizioni i Shkupit, duke paralajmëruar se me më shumë informata do të dalë në edicionin informativ të orës 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat