Televizionet dhe radiot të vendosin çmime për reklamat politike

Maqedonia

Televizionet dhe radiot të vendosin çmime për reklamat politike

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:07
Ilustrim

Të gjitha televizionet dhe radiot që do të transmetojnë reklama të paguara politike, duhet që më së voni deri 23 tetor të vendosin çmimet.

Çmimi për sekondë, për reklama politike nuk do ta kalojë vlerën mesatare të përcaktuar tre muaj para shpërbërjes së Kuvendit.

Siç thonë nga Agjencioni për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) afati i vendosjes së çmimeve fillon prej sot. Çmimet duhet të dorëzohen tek ASHMAA-ja, KSHZ-ja, Enti Shtetëror për Revizion dhe Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit.
Çmimet deri te ASHMAA-ja mund të dorëzohen tek arkiva e agjencionit ose përmes e-mail adresës [email protected].

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat