Ahmeti porosit se BDI është e gatshme për 11 dhjetorin

Maqedonia

Ahmeti porosit se BDI është e gatshme për 11 dhjetorin

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:12
Ali Ahmeti, Xhes Bejli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur Ambasadorin Amerikan në Shkup Xhes Bejli, me të cilin ka diskutuar për gjendjen politike dhe zbatimin e marrëveshjes së Shkupit, zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat, sundimin e ligjit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, kumtoi BDI.

Në Vazhdim të komunikatës thuhet:

"Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDIsë për situatën politike duke thënë që zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse janë fillim i zgjidhjes së krizës dhe BDI është e gatshme për zgjedhje.

Sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDIsë dhe paraqesin shtyllë të ofertës sonë bashkë me integrimin EuroAtlantik, fqinjësinë e mirë, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik.

BDI dhe aleatët ndërkombëtar ndajnë qëllime të përbashkëta per shoqëri demokratike dhe elita të përgjegjshme, të integruar në BE dhe NATO, andaj dhe nuk do të rreshtim me përpjekjet për ti arritur ato sepse këtë e presin qytetarët nga ne".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat