Në Ohër ka filluar konferenca dyditore për çështje të punëtorëve

Maqedonia

Në Ohër ka filluar konferenca dyditore për çështje të punëtorëve

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 13:15
Ilustrim

Përfaqësues të ministrive për punë dhe politika sociale të Maqedonisë, Serbisë, Malit të zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Shqipërisë, marrin pjesë në konferencën rajonale në kuadër të projektit ”Përparimi i dialogut social”.

E mbështetur nga Organizata ndërkombëtare e punës, aktiviteti mbahet në Ohër, në konferencë marrin pjesë edhe ekspertë nga Irlanda, Rumania, Polonia dhe Gjermania.

Në konferencë janë inicuar shumë çështje në sferën e të drejtës së punëtorëve, organizimit sindikal dhe respektimit të të drejtave të punëtorëve.

Në Maqedoni punojnë 41 persona të liçencuar që punojnë si gjykatës në proceset e mekanizmit të zgjidhjes paqësore të çështjeve të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat