Dimovski: Populli do të vazhdojë të luftojë për këtë shtet!

Maqedonia

Dimovski: Populli do të vazhdojë të luftojë për këtë shtet!

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 18:37
Ilija Dimovski

Qytetarët nuk e mbështesin përmbysjen e institucioneve ashtu siç kishte tentativa të bëhet. Qytetarët nuk do të pranojnë asnjë përpjekje për të përmbysur sistemin monetar dhe bankar, ku ish-ministrat e LSDM-së u përpoqën për ta bërë. Qytetarët nuk e meritojnë të shohin sulme fizike në polici, siç bënë përfaqësuesit e partisë së caktuar, ka thënë sot në parlament, deputeti nga OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski.

‘Shpresojmë se pas disa ditësh, LSDM-ja nuk do të vrapojë pas ambasadave të huaja që dikush të shpëtojë nga humbja e caktuar. Këtë herë populli maqedonas do të luftojë për këtë shtet që të vazhdojë të tërheq investime të huaja dhe të hap fabrika të reja. Qytetarët më 11 dhjetor do të japin dy mesazhe, të vazhdojmë të ndërtojmë Maqedoninë dhe e dyta për të ruajtur gjithsesi për atë që ata luftuan brezat’, theksoi Dimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat