Thaçi diskuton me ambasadorin slloven për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Maqedonia

Thaçi diskuton me ambasadorin slloven për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:41
Pamje nga takimi

 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec, si dhe këshilltaren politike të ambasadorit, Urska Potocnik.

Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat