Minoski: Duhet patjetër të miratohet buxheti për vitin 2017

Maqedonia

Minoski: Duhet patjetër të miratohet buxheti për vitin 2017

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:12
Kiril Minoski

Propozim-buxheti për vitin 2017 është përgjigje ndaj nevojave dhe situatës në të cilën gjendet ekonomia e Maqedonisë. me këtë buxhet garantohet pagesa e rregullt e rrogave, pensioneve dhe ndihmës socile.

Kështu shprehet Kiril Minoski, ministër i financave, në një intervistë për gazetën e përditshme ”Dnevnik’. Ai thekson se me këtë buxhet garantohet mbulimi i nevojave për qytetarët dhe shërbimi i obligimeve të qeverisë.

Sipas tij, një nga udhëzimet që Maqedonia e ka marr nga Fondi monetar ndërkombëar (FMN) në vizitën e fundit të tyre, është pikërisht miratimi i buxhetit për vitin 2017, në drejtim të ruajtjes së qëndrueshmërisë së ekonomisë së vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat