SASHK-u: LSDM-ja t’u jep fund trysnive ndaj sindikatës

Maqedonia

SASHK-u: LSDM-ja t’u jep fund trysnive ndaj sindikatës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:57
Ilustrim

Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës e Maqedonisë (SASHK) ka mbajtur mbledhjen e saj, ku është diskutuar për, siç thuhet, sulmeve të fundit nga një parti politike në vend.

SASHK-u konsideron se me aktivitetin e saj politik, LSDM-ja është duke e shkelur të drejtën e garantuar me kushtetutë të kësaj sindikate.

Sipas tyre, trysnia që kjo parti i bën SASHK-ut paraqet vepër penale, e dënueshme me Kodin penal të Maqedonisë, prandaj SASHK-u i bën thirrje LSDM-së që të ndalojë me tentimet për, siç thonë, njollosjen e imazhit, me qëllim final, shkatërrimine sindikatës.

Në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit, SASHK-u bën të ditur se ka të drejta për të ndërmarrë masa, nëse nuk ndalen këto trysni ndaj tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat