Vejseli: Të bashkohemi, ta largojmë lugatin nga çatitë e shtëpive shqiptare

Maqedonia

Vejseli: Të bashkohemi, ta largojmë lugatin nga çatitë e shtëpive shqiptare

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 11:11
Ilustrim

Kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli  thota se synimi dhe dëshira e tij personale dhe e PPD-së është të organizohet një bashkim i të gjitha partive shqiptare në Maqedoni qofshin ato pozitë apo opozitë me qëllim të krijohet një front i përbashkët politik shqiptar i cili në parlament do tu kundërvihet oponentëve të tyre maqedonas në pengesat që ato i paraqesin për ta penguar arrijtjen e barazisë së plotë të shqiptarëve në Maqedoni.

Por, theksoi më tej Vejseli, kjo që tash për tash vështirë se realizohet nisur nga frika e partive pozitare shqiptare se mund ti humbin privilegjet finansiare dhe politike që ua kanë falur “bakshish” padronët e tyre maqedonas për të treguar dëgjueshmëri ndaj tyre.

Duke folur për bashkimin opozitar shqiptarë Vejseli tha se ai është i domosdoshëm dhe imperativ i kohës poqese  partitë opozitare shqiptare synojnë me të vërtetë largimin e lugatit nga çatitë e shtëpijave shqiptare që me vite ua nëpërkëmb dinjitetin e tyre dhe i varfëron në paskajshmëri. Ai bëri apel të hapur që krahas bashkimit të partive opozitare pjesë të këtij bashkimi të jenë edhe shoqatat joqeveritare, studentët, intelektualët, bujqit, punëtorët, gazetarët dhe të gjithë ata që në zemër dhe shpirt e kanë mirëqenien ekonomike, kulturore, sociale, arsimore të shqiptarëve në Maqedoni dhe shprehu bindjen e tij të fortë se kjo së shpejti edhe do të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat