Aksion për dhurim të gjakut në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë

Maqedonia

Aksion për dhurim të gjakut në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 21:54
Ilustrim

Mbi 120 të punësuar në Fondin për sigurim shëndetësor kanë dhuruar gjak për të ndihmuar të tjerët. Çdo pikë gjaku është e mirëseardhur, ndërkaq aktiviteti është bërë tashmë tradicional.

Sipas të dhënave që i ka Fondi, në institutin për transfuziologji ka njësi të mjaftueshme të gjakut. Gjendja është stabile pasi që aksione të dhurimit të gjakut bëhen në mënyrë të bashkërenduar me Institutin.

Aksioni i Fondit për sigurim shëndetësor quhet ”Zemra e Fondit”. Ata zotohen se do të dhurojnë gjak, deri sa të kenë mundësi të mira shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat