A do të takohen nesër partitë opozitare shqiptare, flet Pollozhani

Maqedonia

A do të takohen nesër partitë opozitare shqiptare, flet Pollozhani

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 20:02
Shpëtim Pollozhani

Nesër pritet të mbahet takimi i partive jashtëparlamentare shqiptare. Takim ky i thirrur prej kreut të Shoqatës së ish të burgosurve politik, Shpëtim Pollozhani.

Pollozhani tha se deri tani ftesën e tij publike për takim e kanë konfirmuar vetëm nga LR-PDSH.

“Ka konfirmuar vetëm LR-PDSH. Ne sot jemi duke pritur edhe konfirmimin e partive tjera. Unë besoj se Lëvizja Besa do ta respektojë ftesën tonë, pavarësisht mosmarrëveshjeve në mes LR-PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, për shkak se në atë takim kanë punë me ne, jo në mes vete”, theksoi për mediat shqiptare në Maqedoni Pollozhani.

Takimi do të mbahet nesër në hapësirat e Shoqatës në Shkup, prej orës 12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat