Sot do të mbahen seanca të pesë Komisioneve kuvendore

Maqedonia

Sot do të mbahen seanca të pesë Komisioneve kuvendore

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 09:26
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë pesë komisione kuvendore.

Komisioni për financim dhe buxhet do t’i shqyrtojë propozim-ligjin për tatime, përfitimet doganore dhe të tjera fiskale në lidhje me mbajtjen e UEFA Super Cup 2017 në RM.

Në rend dite të komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë ndryshimet e ligjit për sport, ndërsa të komisionit për kulturë propozim-programi për shënimin e përvjetorëve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të njohura për vitin 2017.

Komisioni ligjdhënës juridik do t’i shqyrtojë të gjitha zgjidhjet ligjore të cilat janë në rend dite të këtyre komisioneve kuvendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat