Shkup, një grua gjendet e vdekur me plagë kafshimi në trup

Maqedonia

Shkup, një grua gjendet e vdekur me plagë kafshimi në trup

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 18:00
ilustrim

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në Gjevgjeli, ndërsa në trupin e saj dalloheshin qartë kafshimet e një brejtësi.

Ka qenë një mjek i cili ka njoftuar ditën e djeshme rreth orës 15:30 policinë se në rrugën  “Ilija Mijov” në Gjevgjeli, ka gjetur trupin e një gruaje të moshuar me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit.

Sipas ekspertizës nga vendi i ngjarjes është konstatuar se viktima T.B., 84 vjeçe ka pasur plagë të dukshme në duar, këmbë dhe në fytyrë, që me siguri janë shkaktuar nga kafshimi i brejtësit.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për ekspertiza të mëtejshme dhe verifikimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat