Sela nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Kasami dhe Zendeli

Maqedonia

Sela nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Kasami dhe Zendeli

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 09:09
Ziadin Sela

Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Fadil Zendeli nga fraksioni brenda RDK-së.

Sela këtë ftesë e quajti si ultimatum dhe njoftoi se për këtë ftesë më herët duhejt të merreshin vesht të gjithë eksponentët e pastaj gjërat të bëheshin publike.

Kryetari i LR-PDSH-së foli edhe pranimin e ftesës nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik ku kryetarë është Shpëtim Pollozhani dhe tha se nuk është kundër bashkërendimit të partive politike opozitare por është kundër ultimatumeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat