Bullgari Velev paralajmëron ardhjen në Maqedoni, dëshiron të takohet sy në sy me Milenkon

Maqedonia

Bullgari Velev paralajmëron ardhjen në Maqedoni, dëshiron të takohet sy në sy me Milenkon

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 14:46
Dinko Velev

“Së shpejti do të vij në Maqedoni. Nuk i kemi pastruar llogaritë me pllakën e Kajmakçalan’, njoftoi ‘gjuetari i refugjatëve’, Dinko Velev.

“Gjuetari i refugjatëve”, javë më parë u ndalua në kufirin e Maqedonisë pasi që u përpoq të bartë një pllakë përkujtimore të ngjashme me atë që e theu udhëheqësi televiziv maqedonas, Milenko Nedelkovski.

“Asgjë nuk mund të më ndalojë mua për ta vendosur monumenti tim! Është roli im në historinë e Bullgarisë”, ka thënë tani Dinko Velev.

Ai tha se nuk do ta thotë datën e nisjes në mënyrë që autoritetet maqedonase  të mos e  pengojnë atë që të hyjë në vend.

Velev insiston që të takohet sy në sy me gazetarin Milenko.

“Endi ecë me sigurim. Unë e di çdo hap të tij. Kam informatorë në institucionet e Maqedonisë”, tha bullgari Velev. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat