Komisioni ad-hoc sheh përmirësim në reportimin e mediave në Maqedoni

Maqedonia

Komisioni ad-hoc sheh përmirësim në reportimin e mediave në Maqedoni

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 16:45
Ilustrim

Komisioni i përkohshëm ad-hoc për ndjekjen e përfaqësimit mediatik konkludoi se mediat kanë arritur përparim në balancin cilësor në raportim në periudhën e tretë dhjetëditore (22 shtator deri më 1 tetor) dhe votoi që të mos ngrihet procedurë për shkelje kundër mediave sipas nenit të Ligjit zgjedhor me të cilin rregullohet raportimi i ekuilibruar.

Me shumicën e tre anëtarëve, Komisioni votoi që të ngrihen procedura për shkelje kundër tre televizioneve Tv Sitel, Tv Alfa dhe Tv Nova, mbi bazë të nenit 75-b nga ligji, i cili rregullon njoftimin për ngjarje të institucioneve që mund të nënkuptohen si aktivistë të partive politike.

Ngritja e porocedurës është për shkak të trajtimit të kronikave nga ngjarje të partisë OBRM-PDUKM.

Për Tv Alfa dhe Tv Nova kjo është ngritja e procedurës së parë për shkelje mbi këtë bazë dhe mund të çojë deri në paralajmërimin e tyre nga ana e gjykatës, ndërsa për televizionin Sitel bëhet fjalë për procedurë të dytë për shkelje dhe mund të sjellë edhe gjobë financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat