Sot mbahet Samiti botëror i donerit në Shkup

Maqedonia

Sot mbahet Samiti botëror i donerit në Shkup

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 12:05
Ilustrim

Rreth 100 njerëz afaristë nga 30 vende priten në Samitin botëror të donerit që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Ngjarjen e organizon Shoqata ndërkombëtare e restoranteve, të cilët përgatisin donerë, furnizues dhe prodhues të pajisjeve të donerit me seli në Republikën e Turqisë.

Në dy ditët do të promovohet potenciali afarist i kësaj dege ekonomike, e cila, sipas organizatorëve, është mundësi për hapje të bizneseve të reja, por do të kërkohen edhe partnerë për investime të përbashkëta në Maqedoni dhe rajon.

Në Samit do të ekspozohet edhe pajisjes për donerë nga 13 prodhues, ndërsa ditën e parë, konform programit, për të pranishmit nga ora 14 është parashikuar seminar i karakterit të hapur.

Shoqata ndërkombëtare e restoranteve, të cilët përgatisin donerë, furnizues dhe prodhues i pajisjeve të donerëve, numëron 250.00 anëtarë dhe e paraqet industrinë botërore të donerëve me qarkullim vjetor prej një trilion dollarë amerikanë dhe 500 milionë racione në ditë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat