Rritet numri i aksidenteve në komunikacionin e Maqedonisë

Maqedonia

Rritet numri i aksidenteve në komunikacionin e Maqedonisë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 19:53
Ilustrim

Statistikat policore tregojnë se numri i aksidenteve në komunikacion që kanë marrë jetë njerëzish, është në rritje për 5.4%, krahasuar me vitin e kaluar.

Arsyet më të shpeshta të aksidenteve janë shpejtësia e tepërt, mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, si edhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Këto të dhëna u publikuan në konferencën e parë ndërkombëtare që i kushtohet sigurisë në komunikacion, ku u tha se arsyeja kryesore e viktimave në komunikacion janë vetë vozitësit, pastaj infrastruktura rrugore, shpejtësia e madhe sidomos e vozitësve fillestarë, pastaj mospërdorimi i rripit të sigurisë.

Të dhënat e MPB-së thonë se përveç viktimave, këtë vit është rritur edhe numri i të lënduarve rëndë në komunikacion, nga 335 në 404, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat