Komisioni ad-hoc për media do të procedojë dy televizione në Maqedoni

Maqedonia

Komisioni ad-hoc për media do të procedojë dy televizione në Maqedoni

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

Komisioni ad-hoc për media në Maqedoni me tre vota ”për” dhe dy ”kundër”, ka vendosur që te Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA), të ngritë procedurë kundër televizionit ”Sitell”, për raportim të pabalancuar.

Dy votat kundër, Cvetin Çilimanov dhe Sllagjana Dimishkova thonë se raportimi i demiave është përmirësuar ndjeshëm dhe se procedura kundër televizionit të lartëpërmendur nuk ka bazë dhe mbështetet në raport të përgatitur subjektiv nga ana e ASHMAA-së.

Që të dy konsiderojnë se ndaj Komisionit ad-hoc ushtrohet trysni e drejtpërdrejtë dhe u imponohen qëndrimet nga ana e ASHMAA-së.

Nga ana tjetër, Ljubomir Kostovski, njëri nga anëtarët që votoi për procedurën kundër televizionit ”Sitell”, gjithçka është e bazuar për të ngritur padi për kundërvajtje.

Procedurë do të ngritet edhe ndaj televizionit Nova, gjithashtu për raportim të pabalancuar, që sipas komisionit ad-hoc, sjellja e një udhëheqëse në këtë televizion ka qenë më e butë ndaj anëtarit të OBRM-PDUKM-së dhe më e ashpër ndaj atij të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat