Rritet bruto prodhimi i brendshëm i Maqedonisë

Maqedonia

Rritet bruto prodhimi i brendshëm i Maqedonisë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 17:51
Ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar të dhënat për bruto prodhimin e brendshëm (BPB) për vitin 2015, sipas të cilave, BPB-ja në vitin e kaluar ishte 558.240 milion denarë.

Krahasuar me vitin 2014, vërehet një rritje nominale prej 5.8%, kurse rritja reale është 3.8%.

Në rritjen e BPB-së kanë ndikuar sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, transporti dhe deponimi, si edhe objektet për sistemim dhe aktivitet shërbyese për ushqim, me 18.7%. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve kanë ndikuar në rritjen e BPB-së me 48.8%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat