Sot në Gjykatë duhet të dëgjohen të dyshuarit e rastit ‘Arka’

Maqedonia

Sot në Gjykatë duhet të dëgjohen të dyshuarit e rastit ‘Arka’

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 12:26
Gjykata Themelore e Shkupit

Katër persona të dyshuar në rastin ‘Arka’ gjatë ditës së sotme duhet të paraqiten në Gjykatën Penale në Shkup.

Gjykata ka dërguar ftesë për palët dhe personat që mbulohen nga propozimet e planifikuara ku duhet të dëgjohen gjatë ditës për atë që kanë vepruar.

Prokuroria Speciale Publike para disa ditëve në një konferencë për shtyp njoftoi lëndën e saj të pestë, gjegjësisht lënda me emrin ”Arka”. Në njoftimin nga kjo prokurori njoftuan se kjo lëndë lidhet me keqpërdorime financiare dhe ekonomike.

Sipas Tv Nova, të dyshuarit kryesorë në lëndën ”Arka” të PSP-së janë Sasho Mijallkov, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërbzulim (DSK), Goran Grujoski, drejtor i Departamentit të Pestë të DSK-s, shefi i zyrës së Mijallkovit, Toni Jakimovski, si edhe ish-ndihmësi i MPB-së dhe anëtarë i Këshillit drejtues të Telekomit, Nebojsha Stajkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat