“Thesari”, Gjykata Themelore pa përgjigje për kërkesat e PSP-së

Maqedonia

“Thesari”, Gjykata Themelore pa përgjigje për kërkesat e PSP-së

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:44
Gjykata themelore

PSP ende nuk ka asnjë përgjigje nga Gjykata themelore Shkupi 1 për masat e propozuara për lëndën e tyre të re “Thesari”.

Në hetimin e ri të Speciales me emrin “Thesari” të dyshuar janë tre persona udhëheqës në DSK dhe një në MPB. Prokuroria Speciale konsideron se këta persona kanë marrë nga buxheti mbi 862 mijë euro për pasurim personal. Me çmime jo reale kanë furnizuar pajisje elektronike komunikuese për MPB-në përmes ndërmarrjes “Finzi”. PSP ka kërkuar masë kujdesi dhe vëmendje për tre persona të dyshuar si dhe merren edhe dokumentet e udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat