Sinani e bën ‘rezil’ komandant mësuesin

Maqedonia

Sinani e bën ‘rezil’ komandant mësuesin

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:33
Debati

A është e drejtë që në bazë të gjuhës shqipe të kërkohet vota e shqiptarëve?

Ishte kjo pyetje e mjaftueshme që mysafirët në Klik Plus të hynin në një debat të thellë me argumente, akuza dhe kudër akuza për atë se përse gjuha shqipe nuk përdoret në bazë të asaj që e garanton Marrëveshja e Ohrit. Deputeti i PDSH Bekim Fazliu solli shembullin e Kosovës, ku sipas tij,  serbët përbëjnë 3% të popullsisë dhe kanë më shumë të drejta së shqiptarët në Maqedoni.

PDSH sipas tij e ka marrë më seriozisht këtë çështje.

“PDSH e ka marrë seriozisht zyrtarizimin e plotë të gjuhësh shqipe, të tjerët e bëjnë vetëm para zgjedhjeve, dhe s ofrojnë zgjidhje. BDI ka përfituar në kurriz të gjuhës shqipe në procesin e dështuar euro-integtues”, u shpreh Bekim Fazliu, nga PDSH.

Por në një mendje me të nuk ishte profesori Mersim Maksuti, I cili kërkoi nga Fazliu t’i tregojë se kur kjo parti ka marrë një iniciativë serioze për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe.

“Kur keni marr ju si opozitë, ja do t’a fajsojmë pushtetin se ka bërë zgjidhje gjysmake. Kur keni marrë ju në mënyrë seriozë iniciativën që të “bombardoni” parlamentin e Maqedonisë dhe të rregulloni statusin e gjuhës shqipe?”, tha Mersin Maksuti, Profesor.

E debati nuk u mbyll këtu, por shkoi më tej, kur Fazliu përmendi se shihet në çfarë derexhje është gjuha shqipe, kur vet nënkryetari i Kuvendin nuk mund të udhëheqë seanca në shqip. Me këtë nuk u pajtua nënkryetari i Kuvendit Rafiz Aliti.

“Nuk është e vërtetë se nëse nuk udhëheq një seancë apo dy, nuk kam te drejtë të flas. Unë të drejtë kam, por kryetari i kuvendit, po e them edhe një herë, e mban të drejtën e vet që mos ja japë rastin asnjërit prej nënkryetarëve të udhëheqë me seancë”, tha Rafiz Aliti, nga BDI.

E kjo iu duk si justifikim i kot profesorit Arsim Sinani, i cili disa herë përsëriti se fjalë të tilla nuk pinë më ujë të qytetarët e Maqedonisë. Sipas tij është koha që subjektet politike t’i përvishen punës dhe jo fjalëve.

“15 vjet në pushtet partia BDI, zëri nuk ju dëgjohet atje. Dhe flasin vazhdimisht do ta bëjmë, do ta bëjmë. Nuk mundet zoti Aliti që ne çështjet t’i lëmë vetëm me “ do ta bëjmë”. Në Republikën e Maqedonisë janë lodhur shqiptarët nga premtimet boshe.” Jo atje s ma jep fjalën të udhëheq seancën. Janë lodh qytetarët me këto arsyetime”, tha Arsim Sinani, Profesor.

Sipas profesorit, Sinani, problemi i shqiptarëve është se nuk luftojnë Zoran Zaevin dhe Nikolla Gruevskin, por njëri-tjetrin. Debati u nxeh edhe më shumë kur theksi vihej tek gjuha shqipe në arsim. Dy profesorët mysafirë në Klik, herë pas herë patën përballje edhe me njëri tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat