Puntorët e shkritores MZT në grevë, shtatë muaj pa rroga

Maqedonia

Puntorët e shkritores MZT në grevë, shtatë muaj pa rroga

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:30
Greva

Punëtorët e Shkritores MZT edhe sot bllokuan rrugën para Kuvendit, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse rrogat dhe kontributet e papaguara. Ata theksuan se do të vazhdojnë me protesta derisa nuk marrin rrogat. Atyre gjatë kësaj jave do ti bëhet me dije se kush do të jetë pronari i ri i fabrikës, megjithatë ata theksuan se nuk do të kthehen në punë, derisa nuk i paguhen rrogat dhe kontributet pensionale.

Nga bordi i kësaj kompanie kanë theksuar se vendimi për grevë është i paligjshëm dhe se kjo çon drejt shkatërrimit të kësaj kompanie. Por megjithatë rreth 150 punëtorët e kësaj shkritore tanimë më shumë se 45 ditë po bllokojnë rrugët.

“Prej muajit maj e këndej më nuk kemi marrë rroga. Nuk kemi as sigurim shëndetësor të paguar. Institucionet duhet të marrin masa, se ne që 2 muaj jemi duke protestuar. Na kanë borxh nga 100 mijë denarë. Jam i revoltuar sepse edhe gruan e kam të sëmurë tani”, u shpreh Sabedin Osmani për tv21, i punësuar në MZT – “Shkritorja”.

“Kemi qenë nëpër institucione, në Drejtorinë e të Hyrave Publike, në Prokurorinë Themelore. Na thanë se kanë ngritur padi penale dhe aq. Do të protestojmë për të drejtat tona, të na lëshojnë pagat mujore, sigurimi shëndetësor të rregullohet dhe të fillojmë me punë”, tha Aleksandar Aleksiç, i punësuar në MZT- “Shkritorja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat