Guttierez është larguar nga Maqedonia pa vizituar Bozhinovskin

Maqedonia

Guttierez është larguar nga Maqedonia pa vizituar Bozhinovskin

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 20:10
Ricardo Guttierez

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guttierez është larguar nga Maqedonia pa vizituar gazetarin Zoran Bozhinovski, i cili gjendet në paraburgim në burgun e Shutkës, i akuzuar për rastin “Spiuni”.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë theksuar se nuk qëndron konstatimi se është refuzuar kërkesa për vizitë, por për shkak se ndaj kësaj kërkese nuk është përgjigjur gjykatësi përgjegjës i lëndës, i cili ka qenë në pushim.

Sekretari i përgjithshëm i FEG, Guttierez në intervistën për TV21 ka theksuar se ishte kjo ishte vizita e tretë në Maqedoni dhe se çdo herë që ka vizituar vendin, një gazetar ka qenë në burg ose në arrest shtëpiak.

“E shoh që situata është shumë e vështirë për gazetarët. Si e shoh un , mënyra që qeveria dhe drejtësia i trajton gazetarët në Maqedoni është si një mënyrë e vendosjes së presionit në tërë komunitetin gazetaresk në Maqedoni, për të shpërndarë vet censurën. Po përdorin metoda të vrazhda për të përhapë frikë dhe për të pamundësuar që gazetarët të kryejnë punën e tyre”, ka thënë Guttieres.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkojnë që Bozhinovski të mbrohet në liri, pasi që gjendja e tij shëndetësore është rënduar shumë. Lirimin e tij dhe të akuzuarve të tjerë për rastin “Spiuni” e ka kërkuar edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva, gjatë debatit për raportin e saj gjashtëmujor në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat