Bullgarët akuzojnë Gruevskin për nxitje të ndjenjave antibullgare në Maqedoni

Maqedonia

Bullgarët akuzojnë Gruevskin për nxitje të ndjenjave antibullgare në Maqedoni

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 11:14
Andrey Kovachev

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovachev ka akuzuar Nikolla Gruevskin se është duke tentuar nxitjen e ndjenjave antibullgare për t’i siguruar zgjedhjet e ardhshme.

Kjo deklaratë vjen pas thyerjes së pllakës përkujtimore bullgare në Kajmakçallan, nga ana e gazetarit kontraverz Milenko Nedellkovski.

Kovaçev thotë se Gruevski tenton t’i shfrytëzojë veprat antibullgare të cilat, sipas tij, janë shpeshtuar me afrimin e zgjedhjeve të dhjetorit. Ai thotë për radio ”Fokus” se Gruevski e bën këtë për ta rritur popullaritetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat