Al-Hussein kritikon Maqedoninë për qasjen ndaj emigrantëve

Maqedonia

Al-Hussein kritikon Maqedoninë për qasjen ndaj emigrantëve

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:27
Zeid Ra’ad Al Hussein

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, ka kritikuar qasjen e Maqedonisë për emigrantët duke i bërë thirrje vendit ti japë fund “politikës sistematike të dëbimit dhe arrestimeve”.

Të premten Hussein përcolli shqetësimin e veçantë të tij për 180 emigrantë të cilët që nga marsi i këtij viti kur është mbyllur “Rruga Ballkanike” qëndrojnë në qendrën transitore Tabanoc afër kufirit me Serbinë dhe në qendrën Vinojug afër kufirit me Greqinë.

Hussein tha se nuk ka pasur nevojë për paraburgimin “de facto” të tyre.

Në një prononcim të tij, kreu i qendrës në Tabanovc, Goran Stojanovski ka thënë se në qendër janë 61 njerëz dhe se e njëjta është e llojit të hapur dhe se secili mund të largohet nëse dëshiron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat