Kryeprokurorja speciale nga Rumunia ka një porosi për Katica Janevën

Maqedonia

Kryeprokurorja speciale nga Rumunia ka një porosi për Katica Janevën

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 12:59
Foto arkiv

E vendosur në kualitetet e saj dhe në misionin e saj që t’i vendos prapa grilave të gjithë ata që kanë keqpërdorur pozicionin e tyre, Laura Kodreti Kovesi- Kryeprokurorja speciale në Romani për portalin NOVA thotë se ka mbështetje prej 62% nga populli i Rumanisë

Por, përkundër mbështetjes së qytetarëve, “armiq” të saj janë funksionaret e korruptuar dhe biznesmenët që pasurohen me para të shtetit nga tender dhe lidhje me elitat politike.

“Besimi te opinion po rritet. Mbi 62% kanë shprehur mbështetje në institucionin tonë. Dukshëm është rritur besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Kemi raste kundër ministrave, ish ministrave, deputetëve, kemi aktgjykime për ish ministra, një kundër ish kryeministrit të Rumanisë, i cili është gjykuar gjatë mandatit tim”, ka deklaruar Kovesi.

Në anën tjetër të luftës kundër krimit janë edhe mediat që janë nën kontrollin e biznesmenëve që kanë fitim nga pushteti i korruptuar. Nga gjithsej 7 televizione informative, deri më tani janë hapur lëndë dhe janë akuzuar pronarët e 6 televizioneve, të cilat kanë përfunduar në burg për aktivitete kriminale.

A do të ketë sukses PSP në Maqedoni?

“PSP është institucion i ri në Maqedoni. Është formuar para një viti. Prandaj, kur flasim për kaq institucion të ri është herët të presim rezultate të shpejta. Ka të bëjë me raste të komplikuara, të cilat është rëndë të hapen, të përfundojnë dhe të ketë aktgjykime. Sepse, njëjtë sikur në Romani, edhe në Maqedoni ka mënyra për t’u sulmuar aktgjykimet”, ka potencuar Kovesi.

Kovesi ka porositur kolegët në Maqedoni që të vazhdojnë me punën, të mos lejojnë që të frikësohen nga askush dhe ta aplikojnë ligjin në mënyrë profesionale dhe të paanshme, përcjell Portalb.

Institucioni i Prokurorisë Specialë në Romani, në krye të së cilës për momentin po qëndron Kovesi numëron 164 prokurorë, 217 policë- te cilët përgjigjen vetëm para Prokurorisë së Kovesit, si dhe 70 ekspertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat