Haraçinë, presioni i ujit vërshon shtëpinë

Maqedonia

Haraçinë, presioni i ujit vërshon shtëpinë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:51
Ilustrim

Banorët e Haraçinës ankohen për probleme me ujin e pijshëm. Thonë se pas vërshimeve kanë probleme me presionin e ujit, për çka edhe u dëmtohen gypat nëpër shtëpi duke iu shkaktuar dëme materiale. Banorët thonë se ky problem është i kamotshëm në këtë komunë por askush nuk është duke bartur përgjegjësi.

“Dy tre ditë qe e kanë lëshuar ujin kemi pasur problem jo vetëm unë por gjithë, po se dijë se sa kanë pasur tjetër problem, ka ndodhur edhe më herët dy tre ditë përpara ka plas gypi shkaku shtypje e fortë, po se dijë a ka rregullatorë a jo , por nuk ka pasur dëme sa sot. Mbrëmë në mëngjes herët ka plasur gypi i ujit dhe siç mund ta shohin edhe vetë i tërë kati është i përmbytur”, u shpreh Ismet Bislimi, banor i Haraçinës.

Nga Komuna e Haraçinës thonë se presioni i ujit nuk është problem i Komunës, dhe se këtë duhet ta rregullojnë vet banorët.

“Me vërejtjet që i ka bërë popullata nuk është në rregullt, shyqyr që kemi ujë pasi dy muaj nuk kemi pas ujë sot e rregulluan dhe ka ujë e gjithë Haraçina. Nëse është problemi i shtypjes popullata mund ta rregullon tek ventilet dhe mund ta rregullon sa i duhet në shtëpi ky nuk është edhe obligimi jonë që tra rregullojmë, shtypja vjen dhe ndalet”, deklaroi Xhelal Ramadani, Komuna e Haraçinës.

Nga Komuna nuk e shohin të arsyeshme që të dalin në terren për të vizituar familjt të cilat pretendojnë se kanë pësuar dëme materiale nga presioni i ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat