Bletarët e Maqedonisë kërkojnë subvencione më të larta dhe brendim të mjaltit vendor

Maqedonia

Bletarët e Maqedonisë kërkojnë subvencione më të larta dhe brendim të mjaltit vendor

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:33
Ilustrim

Shteti duhet t'i rrisë subvencionet për bletërritësit, të cilët këtë vit kanë rendiment të vogël dhe humbje të rritura dhe të ndihmojë që të bëhet me brend mjalti i Maqedonisë, konsideron Federata e bletërritësve të Maqedonisë.

Më me rëndësi, sipas federatës është që të ketë kushte për prodhim të mjaltit cilësor të Maqedonisë që do të mund të eksportohet, por edhe të mbrohen konsumatorët e fundit, të cilëve u ofrohet edhe mjaltë nga importi dhe shpesh nuk dinë që ta konfirmojnë origjinën.

"Tani shpejt kemi marrë informacione se në rajonin e Shtipit janë importuar pothuajse 40 tonë mjaltë, të cilat e kanë zvogëluar çmimin në 190 denarë. Tek ne në shitje me shumicë çmimi është mbi 250 denarë për kilogram, ndërsa meqë ky ëshztë vit i dobët kemi mbetur në çmim të mbrojtur prej 350 denarëve", tha sot në konferencën për shtyp Jane Markov, kryetar i Federatës së bletërritësve të Maqedonisë.

Sipas tij, me ndihmën e shtetit duhet të bëhet mjaltë e brenduar e Maqedonisë.

Në Maqedoni ekzistojnë mbi 8.000 bletërritës me mbi 260.000 familje bletarësh. Këtë vit, sipas informacioneve të Federatës së bletërritësve, mesatarja e mjaltit të fituar është shumë e dobët me vetëm 1,8 kilogramë për një familje bletësh dhe 7,3 kilogramë prej bletëve në shtegtim.

Për biznes të pavarur në bletari, siç tha Markov, me të ardhura për një familje nevojiten të paktën 200 familje bletash, por që të jetë i orientuar edhe me produktet e tjera të bletëve.

Në manifestim do të prezantohen dhe degustohen mjaltë dhe produkte të mjaltit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat