Loja e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga partitë maqedonase: Urime ditën ndërkombëtare të paqes

Maqedonia

Loja e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga partitë maqedonase: Urime ditën ndërkombëtare të paqes

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:10
rdk

21.09.2016 - Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se aktualizimi i zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërrë teritorin e vendit nuk është asgjë tjetër përpos një lojë mirë e përgatitur nga dy partitë maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, me qëllim që të fusin në kurth partitë politike shqiptare, analist të ndryshëm, dhe popullatën në përgjithësi. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, si dhe aktualizimi i shumë çështjeve tjerra të rëndësisë kombëtare, kanë qenë pjesë përbërrëse e lojërave të ndryshme edhe më herrët, jo vetëm nga partitë maqedonase, por edhe nga parti të ndryshme shqiptare. Për këtë arsye, tani është koha ku secila lojë duhet të luhet në oborin e vet, dhe jo në oborin e huaj, dhe të del në sipërfaqe e vërteta për të gjith këto lojëra që janë bë në kurriz të kombit dhe fesë, që nga pavarsimi i vendit e deri më sot.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim konsistent se partitë maqedonase duhet të mbajnë llogari dhe të japin përgjigje për të gjith lojërat që i kanë bë deri më tani, duke shfrytëzuar parti të ndryshme shqiptare dhe individ të caktuar. Këtë debat duhet ta bëjnë në oborin e vet mbrenda vetes, dhe jo sërrisht në oborin e huaj, dhe më pas të dalin të tregojnë të vërtetën rreth këtij manipulimi 25 vjeçar. Gjuha shqipe do të bëhet zyrtare jo se një parti maqedonase deklarohet se është pro dhe tjetrra se është kundër, por se kjo do të bëhet pa kurfar dyshimi, me qëllim që asnjë parti politike mos të vazhdojë edhe më tutje me manipulimin në emër të këtij zyrtarizimi. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk është pronë e asnjë partie politike. Tani janë pjekur të gjitha kushtet që debatet rreth shumë çështjeve të rëndësishme, rreth obstrukcioneve të deritanishme, dhe zhvillimin e vendit, sëpari të diskutohen mbrenda oborit të kampit maqedonas, dhe më pas të ulen bashkarisht të diskutojnë me oborin e kampit politik shqiptarë.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se e njëjta gjë duhet të ndodh edhe mbrenda oborit të kampit politik shqiptarë. Të gjitha partitë politike shqiptare, pa përjashtim, duhet të mbajnë llogari dhe të japin përgjigje për të gjitha lojërat që janë bë në emër të kombit dhe fesë, që nga pavarsimi e deri më tani. PPD do të duhet të japi llogari dhe përgjigje për Ladorishtën, Bit Pazarin, Aferën e armëve, dhe Iliridën; PDSH, PPD, dhe figura tjerra relevante do të duhet të japin përgjigje për ngjarjet e Gostivarit të vitit 1997; BDI do të duhet të japin përgjigje për kryengritjen e armatosur të vitit 2001; si dhe të gjith sëbashku do të duhet të japim përgjigje për Sopotin, Brodecin, Monstrën, dhe së fundmi Rasti i Kumanovës. Tani janë pjekur të gjitha kushtet që të pastrojmë të vërtetën mbrenda oborit tonë për të gjitha këto ngjarje, dhe më pas të ulemi të diskutojmë me palën maqedonase për zhvillimin e vendit në përgjithësi. Për hirë të paqes në vend dhe rajon, duhet njëherë e përgjithmonë dhënë fund lojërave në emër të kombit dhe fesë, sidomos në ditën ndërkombëtare të paqes. Urime të gjithë partive politike në vend ditën ndërkombëtare të paqes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat