Maqedoni - Mot i ndryshueshëm me të reshura të dobëta lokale të shiut

Maqedonia

Maqedoni - Mot i ndryshueshëm me të reshura të dobëta lokale të shiut

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:05
Ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me shi të dobët lokal, ndërsa në pjesët e tjera mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej 8 deri 14 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndrysheshme me periudha me diell dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura e mëgjesit do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 22 gradë celsius.

Nga e enjtja do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe me mëngjese të freskëta, ndërsa në vendet më të larta edhe të ftohta. Edhe më tej do të vazhdojë të fryjë erë mesatare veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat