Lirimi i Talevskit, PSP-ja ankimon vendimin e Apelit

Maqedonia

Lirimi i Talevskit, PSP-ja ankimon vendimin e Apelit

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 23:43
Vlladimir Taleski

Prokuroria Speciale e ankimoi në Gjykatën Supreme vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin u refuzua propozimi për vazhdimin e arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit Vlladimir Taleski.

“Në ankesë bëmë të qartë shkeljet elementare të ligjit për Procedurë penale, përkatësisht se gjatë marrjes së vendimit me të cilin është rezufuzuar propozimi i kësaj prokurorie lidhur me masën e arrestit, ka marrë pjesë gjykatës i cili patjetër është dashur të përjashtohet nga lënda pasi tashmë njëherë paraprakisht ka vendosur për lëndën e njëjtë. Konkretisht siç është e rregulluar me Ligj, me qëllim që të sigurohet paanshmëria e gjykatësit, gjykatësi i njëjtë nuk guxon të vendosë nëse më parë ka marrë pjesë në marrjen e vendimit në gjykatën më të ulët ose ka marrë pjesë në marrjen e vendimit i rrëzohet me ankesë”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat