Përmbytjet, banorët ankohen për kompensimin

Maqedonia

Përmbytjet, banorët ankohen për kompensimin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 20:49
Përmbytjet

Shpresa e fundit e banorëve nga vendbanimet e vërshuara për t’ju rikthyer jetës normale mbeten 36 milionët eurot e miratuar me rishikimin e buxhetit. Por banorët janë skeptikë në marrjen e këtyre fondeve pasi deri më sot shumë prej tyre nuk kanë marrë as ndihmën e parë prej 30 mijë denarë.

“Në shumë banka kërkuam por nuk ka, nuk janë të lëshuara, kot vrapojmë andej këndej, sikur kur luajmë futboll..ku është qëllimi nuk e di. Para dy-tre jave kemi qenë në listë por të hollat nuk janë të lëshuara. Veten po e ndjejmë shumë keq sepse ne jemi të dëmtuarit këtu dhe nuk i kemi marr, ndërsa dikush më pak është i dëmtuar dhe i ka marr paratë”.

“U bënë 7 javë dhe nuk kemi asgjë prej shtetit, nuk na i kanë lëshuar as ato të shtetit e as ato të Kryqit të Kuq. Kemi shkuar nëpër banka i kemi kërkuar por nuk janë, tashmë sikur jemi bë bajat shko në një e në tjetër bankë ”.

Ndërsa prej sot Kryqi i Kuq kishte nisur shpërndarjen e ndihmave të mbledhura në shumë prej 13,200 denarë. Mirëpo shumë prej banorëve ankohen se parat e lëshuar nga Kryqi i Kuq nuk mund ti tërheqin për shkak të xhirollogarive të bllokuara, madje disa prej tyre thonë se janë të revoltuar për shkak se një sasi e caktuar nga shuma u është ndalur për të paguar tatimin personal prej 10 %.

“13.200 i kam marrë, ato të tjerat 30 mijë denarë nuk i kemi marr..Të ardhura tjera nuk kemi, 2400 denarë mare ndihmë sociale..7 anëtarë jemi”.

“Por, tash unë po vij prej bankës, Kryqi i Kuq i ka lëshuar përmes xhirollogarisë, kur shkova më thanë se parat janë në bankë por se jam i bllokuar prej Bankës Komerciale..kemi ngel borxh për rrymë, unë rrymën dua ta paguaj, kanë ardhur me ndal rrymën, me pas pare e paguaj por nuk kemi, askush nuk ka dëshirë të ket borxh”.

“Logjika flet se 62 milionë denarë pjesëtuar për 4.200 familje, rezulton se çdo familje duhet nga ne të merr nga 14.760 denarë. Ne kemi parasysh se në këtë shumë duhet të minusohet pjesa që i takon tatimit personal në shumë prej 10 % atëherë shuma që ngel që qytetarët ta pranojnë nga ana e Kryqit e Kuq është 13.280 denarë”, tha Sait Saiti, Kryqi i Kuq. Nga Ministria ende nuk ka përgjigje nëse për fondet humanitare duhet paguar ose jo tatim personal prej 10 për qind siç deklarojnë nga Kryqi i Kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat