Tmerrohen mediat botërore: Mjekët në Maqedoni i’a ngjitën pacientes vagjinën me zorrën e trashë

Maqedonia

Tmerrohen mediat botërore: Mjekët në Maqedoni i’a ngjitën pacientes vagjinën me zorrën e trashë

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:25
Jasminka Vellkoska

Jasminka Vellkoska vazhdon të paguaj çmimin e gabimit mjekësor. Ajo flet pas tre vitesh për herë të parë për rastin e saj kur mjekët ia ngjitën gabimisht vagjinën me zorën e trashë gjatë një operacionit për largimin e kancerit në abdomen.

Mjekja e spitalit ”8 Shtatori” u dënua me tre muaj dënim me kusht për veprën penale ”vepra të rënda ndaj shëndetit të njerëzve”. Avokatat e palës mbrojtëse dhe akuzuese kishin rënë dakord që Vellkoska të fitojë një dëmshpërblim prej 30.000 euro, por spitali nuk ia ka paguar ende.

Image
Image

Ky rast është mbuluar edhe nga mediat botërore të cilët tmerrohen nga mos kujdesi i mjekëve!

Mirror.co.uk, dailymail.co.uk, metro.co.uk, Gold Coast Bulletin, Todby.com dhe shumë media tjera për mjekësi e kanë përshkruar këtë si një tmerr për shëndetësinë në Maqedoni.

Mirror e ka përshkruar këtë rast me titullin ”Mjekët e marrë ia kanë ngjitur zorën e trashë me vagjinën”

Image

Dailymail.co.uk shkruan ”E mbijetuara nga kanceri i nxjerr gazrat nga vagjina pasi mjekët gabimish ia kanë ngjitur atë me zorën e trashë”

Image

Metro.co.uk ka shkruar ”Kirurgët kanë kërkuar kancerin por ia kanë lënë pacientes të ngjitur vagjinën dhe zorën e trashë”

Image

Rastin e kanë komentuar edhe disa ekspertë të kirurgjisë që kanë edhe blogjet e tyre, duke e klasifikuar si marrëzi dhe pa kujdes që bie ndesh me principet e profesionit.

Mjekja Gordana Bozhinovska, e cila ka shkaktuar këtë gabim të rëndë, nuk ka qenë e arritshme për gazetarët që të jep ndonjë deklaratë, nëse ndjehet fajtore dhe përse nuk e ka marrë përgjegjësinë për të paguar pjesën e mbetur të dëmshpërblimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat