Shqiptarët diskriminohen në Agjencinë për kadastër

Maqedonia

Shqiptarët diskriminohen në Agjencinë për kadastër

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 17:56
Ilustrim

Diskriminimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit vazhdon të jetë problematikë e pazgjidhur. Kjo ndodh edhe në Agjencinë për Kadastër. Sipas informatave të cilat i siguroi Tv Shenja, ky institucionet numëron gjithsej rreth 930 të punësuar, prej të cilëve vetëm 105 janë shqiptar, ose rreth 11 përqind. Shifër kjo e cila është as sa gjysma e asaj që kërkon ligji, prej 25 përqind.

Në bazë të shifrave të siguruara në bazë të sektorëve, gjendja e të punësuarve shqiptarë është edhe më katastrofale, sidomos nëse ndahen edhe në bazë të posteve udhëheqëse. Në Agjencinë për Kadastër, nga gjithsej 14 këshilltarë shtetërorë, nuk ka asnjë shqiptar. Udhëheqës të sektorëve janë 18, por asnjë shqiptar,ndihmës të udhëheqësve janë 18, nga të cilët vetëm një shqiptar. Udhëheqës të njësive janë gjithsej 33 nga të cilëve vetëm dy shqiptarë dhe atë në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive. Në njësitë rajonale, janë gjithsej 29 udhëheqës kur sërish janë vetëm dy shqiptarë, dhe atë në njësinë rajonale në Tetovë dhe në njësinë rajonale në Gostivar. Me këtë nënkuptohet se në njësitë tjera rajonale ku shumica janë shqiptarë si në Kërçovë, Strugë, Dibër, udhëheqësit e njësive rajonale të jenë maqedonas. Ndërsa asnjë udhëheqës shqiptar është edhe në Kadastrën e Shkupit.

Sipas informatave, diskriminim ndaj shqiptarëve vazhdimisht bëhet edhe gjatë avancimit të tyre. Me avancimet të cilat janë bërë deri në fund të muajit gusht, janë avancuar vetëm dy shqiptarë, ndërsa është shumë më i madh numri i maqedonasve.

Avancim ka pasur vetëm dy, ku një shqiptar është bërë udhëheqës njësie dhe njëri ndihmës sektori. Sipas informatave, ka numër të madh të shqiptarëve të cilët i plotësojnë kushtet për avancime edhe në sektorë udhëheqës, pasi kanë edhe arsimimin adekuat, por edhe kanë me mbi tetë vite përvojë punë, por deri më tani këto nuk janë marrë para sysh.

Në përgjigjen me shkrim për Tv Shenja, zv/drejtori shqiptar i Agjencisë për kadastër, Albert Arsllani, ka pranuar se përfaqësimi nuk është në nivelin e duhur, por se janë duke punuar për rritjen e tij.

“Përfaqësimi nuk është në nivelin e duhur por ky është problem se shqiptarët në të kaluarën nuk kanë patur kështu profili të shkollimit. Por tani janë krijuar kushte dhe jemi në proces të finalizimit për marrjen e të punësuarve nga sekretariati. Rreth 70 veta, me çka do të rritet përqindja në nivelin e duhur”, ka thënë Albert Arsllani, zv/drejtor i Agjencisë për Kadastër.

Në lidhej me avancimet zv/drejtori Arsllani thotë se prej kur ai e ka marrë funksionin është angazhuar për avancimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet.

“Me ardhjen time në funksionin zv.Drejtor i Kadastrës së Maqedonisë, fillova me avancimin e të punësuarve shqiptarë në këtë institucion. Në 5 mujorshin e parë si zv. Drejtor kam avancuar dhe punësuar në pesë shqiptarë në Drejtori dhe të, një ndihmës Sektori, një Udhëheqës seksioni të financave, një Këshilltar në kontrollin të brendshëm një Këshilltar për organizimin e punëve të drejtorëve, një Bashkpunëtor të lartë tek furnizimet publike. Në Kadastrën e Shkupit 10 persona. Janë avancuar dhe punmësuar katër bashkëpunëtorë të lartë në njësitë rajonale në Kërçovë dhe Tetovë, por edhe në Gostivar. Por edhe bashkëpunëtor të lartë në Dibër dhe Krushevë”, ka shtuar ai.

Që të punësuarit shqiptarë të arrijnë numrin e duhur në Agjencinë për Kadastër, sipas Ligjit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, agjencia duhet të punësojë së paku dhe 110 shqiptarë, ndërsa në aspektin e avancimit, duhet të avancohen edhe dhjetra të tjerë në të gjitha nivelet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat