Toka në rajonet e përmbytura mund të përpunohet

Maqedonia

Toka në rajonet e përmbytura mund të përpunohet

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Shoqata për teknikë bujqësore informon se mund të fillojë përpunimi i tokës në rajonet e përmbytura në rrethinën e Shkupit, me rekomandim që të fillohet me lërim të cekët.

Në mbledhjen e djeshme të Shoqatës është konkluduar se janë krijuar kushte për hyrje të mekanizmave në sipërfaqet bujqësore, fillim me përpunimin dhe përgatitjen për rekoltën e re 2016-2017.

Shoqata për teknikë bujqësore rekomandon se mund të fillohet me lërim të cekët të sipërfaqes më së shumti deri në 15 centimetra, me çka shtresa e punueshme më mirë do të thahet, do të vihet deri në përzierje të shtresave të tokës me prurjet e dheut, si dhe përshpejtim i fermentimit të materieve organike në shtresën e punueshme. Në këtë mënyrë, sqarojnë do të përmirësohet regjimi ujor-ajror, si dhe nivelimi i disa parcelave, në të cilat është shkaktuar erozion. Meqë kushtet e motit janë goditur disa herë pas dy-tre ditëve mund të kryhet edhe lërim më i thellë në këtë thellësi, për çka është dedikuar sipërfaqe bujqësore, për grurë, kultura kopshtare ose industriale, me bazë ose përpunim shtesë me çka do të krijohen kushte normale që të aftësohet për prodhim bujqësor, kumtoi sot Shoqata për teknikë bujqësore.

Rajonet e përmbytura, sipas Shoqatës, në periudhën e mëtutjeshme më shpesh do të duhet t’i vizitojnë personat ekspertë nga Agjencia për Bujqësi, të cilat në terren do t’u japin këshilla profesioniste dhe ndihmë bujqve, sepse, siç thonë, çdo parcelë tani paraqet rast të veçantë, derisa nuk normalizohet për prodhim bujqësor.

Para një muaji  Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave tha se do të analizojë dheun në rajonet e përmbytura të Shkupit. Mostrat do të dërgohen në testime laboratorike dhe brenda 10 ditësh do të dihet nëse bujqit mund ta punojnë dhe mbjellin tokën e tyre, apo jo.

Pas analizave, në pajtim me metodologjinë për analitë agrokimike dhe mikrobiologjike, do të përgatitet raporti dhe vlerësimi i gjendjes momentale të tokës.

Nëse rezultatet do të dalin të këqia, atëherë do të merren masat e duhura që toka të rikthehet në gjendjen e para vërshimeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat